INSTAT: Numri i pasagjerëve që zgjodhën transportin ajror u rrit me 28,6%

357
Fluturimet ajrore fituan terren kundrejt linjave detare, për transportin e pasagjerëve. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave sektori i transportit ajëror shënoi një rritje me 9,3 për qind, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Referuar të dhënave zyrtare për muajin janarit 2017 rezulton se numri i pasagjerëve që udhëtuan me linjë detare është 75.984 persona, krahasuar me Janar 2016, ky tregues është ulur 3,5 për qind. Në transportin ajror operojnë 15 shoqëri fluturimi dhe janë kryer 1.806 fluturime ajrore, duke shënuar një rritje me rreth 10 për qind. Ndërsa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore gjatë muajit janar është rritur 28,6 për qind. Transporti ajror i pasagjerëve zë peshën më të madhe me 71,6 për qind.