Presidenti Meta takon shkencëtaren e re: Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare!

373
Sigal

Presidenti i Republikës ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar.

“Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur.” – shkruan Kreu i Shtetit në një postim në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para.
Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur.

Fotografia e Ilir Meta