Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij, mandat arresti për italianin Davide Pecorelli! Prokuroria mbyll hetimet

126
Sigal

Davide Pecorelli, italiani që u bë super i famshëm në Shqipëri për shkak se sajoi një histori të jashtëzakonshme të vdekjes së tij, tashmë do të jetë me një masë sigurie nga autoritetet shqiptare, edhe pse në mungesë. Pas kërkesës së prokurorisë gjykata ka miratuar mandat arresti.

“Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim” në bashkëpunim, neni 143/3-25 të Kodit Penal, për veprën peanale të “Dhunimi i varreve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 118-25 i Kodt Penal, për veprën peanale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal, për veprën peanale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, neni 297 të Kodit Penal”-thuhet në njoftimin e prokurorisë.