Ing. Qerim Ismeni: Çmimi i naftës ulet, Bashkia ngre çmimin e biletës

566
Sistemi kapitalist ka njohur dy- tre mënyra qeverisjeje, ku dy kryesorët janë unitariste (diktatoriale ) dhe demokratike. Elementët e parë të qeverisjes demokratike, ku qeverisja bëhet me të zgjedhur (me delegim) zë fill që me revolucionin e lavdishëm ne vitin 1688 ne Angli. Mënyra e qeverisjes demokratike konkurroi të paktën deri më sot, në raport me mënyrat e tjera, duke sjellë progres shoqëror ekonomik e teknologjik. Ne, (Shqipëria) nga viti 1990 jemi në këtë sistem, ku si dhe kombet e tjera duhet të kishim bërë progres, por de fakto jemi telendisur fizikisht e moralisht, si vendi (kombi) më i varfër i Europës – ku ka fituar qytetarinë shprehja “Ky vend nuk bëhet” . Kjo për shkak se të zgjedhurit tanë na tradhtojnë apo se ne i zgjedhim të tillë?!
Që të kuptohemi me mirë po jap disa shifra ne tabelën në vijim për disa tregues në raport dhe me fqinjët. 
Vendi
Po të shohim tabelën – Numri i azilkërkuesve në Gjermani për 2015 në përqindje, ne zëmë vendin e dytë pas Kosovës në rajon për braktisje të vendit, si dhe vendin e dytë si numër absolut pas Sirisë, që gjendet në luftë që nga 2011. Numri i azilkërkuesve për 1 000 banorë është një tregues kompleks nëpërmjet të cilit shpjegohen gjithë treguesit jetësor në një vend ,që në rastin tonë sintetizohen me opinionin e 90 % të shqiptarëve se “Ky vend nuk bëhet”. Duke analizuar këto tregues dhe të tjerë më poshtë mund të ftillohemi për të gjykuar mbi sjelljet dhe vendimet që marrin “përfaqësuesit tanë”(të zgjedhurit tanë) në institucionet Demokratike. Më dt.30.12.2015 rreth mesnatës, me nxitim , në kundërshtim me kërkesën e këshilltarëve të opozitës , në mungesë të plotë transparence dhe pa marrë mendimin e grupit të interesit (konsumatorit)- përdoruesit e urbanit , me votat e këshilltarëve të mazhorancës, Krytari i Bashkisë z. Erion Veliaj vendos për ngritjen e çmimit të biletës shërbimit të transportit urban për Tiranën në masën 33%. Është për të ardhur keq për faktin që asnjë nga këshilltarët e majtë nuk votoi kundra, gjë që vërteton se ata kanë shkelur kontratën me votuesit , si dhe vërtetojnë thënien se “Koka ushtarit i duhet për të mbajtur kapelën “dhe se për të tjerat mendon komandanti –“njëshi” ose siç thotë gazetarja e njohur Zamira Çavo se të zgjedhurit tanë janë “Skllevër ose pa liri” para “Njëshit”. Njëkohësisht jo të vjen keq, por të revolton taktika e z. Veliaj- ku në kundërshtim me çfarë kishte thënë afër një javë më parë se: “sa të jem unë në krye të Bashkisë – çmimi i biletës së urbanit nuk do të lëvizë”- kërkoj dhe miratoi një rritje prej 33%- (nga 30 në 40 lek), dhe se të çudit kur kërkon të justifikojë vendimin e marrë duke thënë – “këtë hap të domosdoshëm e morëm për të shpëtuar nga falimentimi kompanitë e shërbimit të transportit urban “. Ne me të drejtë mendojmë dhe besojmë se ky vendim nuk u mor “Për t’i shpëtuar ata nga falimenti, por për t’ju dhëne dividentin nga investimi i tyre për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Sa më sipër dua t’i bëj të ditur zotit Kryetar dhe këshilltarëve të tij se vendimi i marrë është krejtësisht i gabuar dhe spekulativ në kushte monopol. Pse ?
1. Thuhet se bëmë indeksim mqs nga viti 2008 kur ishte vendosur çmimi 30 lek nuk ishte indeksuar. – Ju bëj të ditur Ju Z. Kryetar dhe gjithë këshilltarëve të ashtuquajtur të majtë se sipas INSTAT inflacioni i çmimeve të grupit të transportit 2008- 2015 është rritur me 11,8%.
2. Thuhet se është rritur çmimi i Karburantit- në vijim tabela e çmimeve të naftës në bursën ndërkombëtare, dhe se me dt. 18.01.2016 shënoi shifrën 28 $ USA/fuçi.
Duke parë këtë tabelë natyrshëm lind pyetja – Si është e mundur që transporti urban privat i Tiranës ka punuar nga viti 2008 deri më 31.12.2015 – kur çmimi i naftës në bursë ka qenë më shumë se 80$/fuçi dhe sot 30.12.2015 që çmimi në bursë ka rënë në 35$/fuqi nuk punon dot, po falimenton dhe kërkon rritjen e çmimit të biletës 2.3 herë, kur dihet se privati nuk punon me humbje as edhe një ditë . Kjo vërtetohet me reduktimin e orareve të lëvizjes në funksion të mbushjes derisa mezi mbyllen dyert. Lidhur me sa thash i nderuar Kryetar kërkoi t’ju tregoni qytetarëve qoftë edhe një tabelë , që tregon oraret e lëvizjes së urbanëve- tabela që janë kudo në rajon dhe i kemi pas edhe ne para vitit 1990. Në këtë shkrim nuk kam aspak qëllim të kundërshtoj kërkesat e individëve, grupeve apo kompanive për të rritur fitimet. –Kuptohet në kapitalizëm jemi dhe se çdo kush ka të drejtë që nëpërmjet një kontrate (jo me dhunë) të rrisë fitimet dhe se pikërisht për këtë , ato (kompanitë e shërbimit urban të Tiranës) kërkuan rritje çmimi për 2.3 herë. Por krahas kërkesës tyre është shteti që ka për detyrë të ruajë ekuilibrat shoqërorë nëpërmjet institucioneve dhe pikërisht për këtë duhet:
1. Të shmang pozitën monopol, ndërsa ju zoti Kryetar e mbrojtët, kur ligji i parë Anti-Trust-që quhet “Akti Sherman” është miratuar në ShBA në vitin 1890 dhe se Presidenti Theodor Roosvelt (1901-1909) thotë: “Ato që synojnë përmirësim social duhet të synojnë të pastrojnë botën e biznesit nga krimet e mashtrimit”. 
Me miratimin e kërkesës për biznesin, në dëm të shumicës së qytetarëve të Tiranës- Ju i nderuar z.Kryetar –vërtetuat thënien e Presidentit të ShBA-së (1912),100 vjet më parë, që thotë: “Nëse vazhdon monopoli, ai gjithmonë do të ulet në krye të Qeverisë”, ose e shprehur në gjuhën tonë popullore –Ju u bëtë palë me “ujkun”- ku vajmedet për delet, por populli ka nxjerrë edhe përgjigjen se ç’duhet bërë me atë që u bë palë me “ujkun”.
2. Përfaqësuesit e qytetarëve –Këshilltarët e majtë duhej të tregoheshin me integritet në mbrojtje të interesave të zgjedhësve dhe jo të monopolit, ndërsa ju z. kryetar dolët hapur se jeni përfaqësues i monopolit e jo i qytetarëve të Tiranës. Në argumentim të asaj që thashë më lart shih tabelën në vijim.
Referuar kësaj tabele kur dihet se distanca mesatare e përdorimit të urbanit nga qytetarët është më pak se 1.5 km –rezulton se çmimi miratuar i urbanit rezulton 7.7; 5.4; 8.9 dhe 9.2 herë më shtrenjtë se në udhëtimin nga Tirana respektivisht në Durrës,Sarandë,Korçë apo Kukës. Shtrohet pyetja –kur linjat e shërbimit urban në Tiranë janë afër 90% në terren fushor – mos vallë kostoja e ferrotave e nxjerr me humbje urbanin, apo mekanizmi korruptiv në pozita monopol ? ! Sa më sipër në analizë shkencore në gjuhën e ekonomistëve – Vendimi për rritjen e çmimit të biletës së urbanit përputhet plotësisht me 4 përkufizimet për spekulimin e tepruar, i cili është gjithmonë në dëm të një tregu efektiv dhe se në ShBA quhet veprimtari armiqësore dhe se ato që e bëjnë trajtohen si fajtor. Prandaj lufta kundër Spekulimit të Tepruar është specifikisht brenda Strategjisë së Sigurisë Kombëtare. Kjo për vetë faktin se në teoritë moderne të Mirëqenies dhe Demokracisë –Spekulimi i Tepruar thellon procesin e varfërisë dhe treguesit e mjerimit. Në vijim po japim çmimet e biletave të transportit urban në disa K/Qytete të Rajonit.
Nga tabela rezulton se janë afër me ne përkundrejt pagës minimale më të lartë dhe distancave shumë më të largëta se sa ne. Sa më sipër Efektet negative të këtij Vendimi të pa arsyetuar e korruptiv, nuk do të jetë pa pasoja për qytetarët e Tiranës – ku ndër më kryesorët mund ti përmend:
1. Ngushtimi diferencës kostos lëvizjes midis përdorimit të mjeteve individuale dhe shërbimit urban do te rrisë trafikun , gjë që do ta pësojnë gjithë qytetarët , edhe ato të pasurit , që nuk duan t’ja dinë për përdoruesit e urbanit.
2. Do kufizohet lëvizja e afër 150 000 pensionistëve që kanë pension në nivele afër 16 000 lek -ku për një lëvizje me autobus urban do të paguajnë afër 15% të vlerës ditore të pensionit.
3. Do t’ju marrë të punësuarve me pagë minimale (që nuk janë pak, por afër 60% e të punësuarve në Tiranë) afër 9.5% të pagës ditore, gjë që nuk gjendet në ndonjë vend të Rajonit apo më larg
4. Reputacioni juaj për qeverisje të mëtejshme ka pësuar rënie, për vetë faktin se ju, afër një javë para miratimit të këtij vendimi deklaruat se : “Sa të jem unë Kryetar i Bashkisë nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës urbanit në Kr/qytet. Sipas kësaj deklarate Ju i nderuar z. Kryetar duhet të jepni dorëheqjen tashmë, që keni kundërshtuar vetveten brenda një jave ?! 
5. Kjo rritje çmimi do privojë mundësinë e përdorimit të shërbimit urban afërsisht 55 000 të papunëve, duke ju pakësuar edhe ato pak shanse në kërkim të punës. 
6. Përfituesve të ndihmës Ekonomike, një lëvizje me urban do ju kushtojë afër 52% të ndihmës ekonomike ditore
7. Do të kemi rritje të nivelit të ndotjes në Kr/qytet si rezultat i shtimit të trafikut, uljes së shpejtësisë së lëvizjes kur ndotja që krijohet nga transport i një udhëtari në 1 km me autobus është 10 deri 15 herë më i ulët se me automjet individual (autoveturë), dhe se pikërisht për këtë shumë vende ku mund të përmend ato Balltike, po lehtësojnë e subvencionojnë shërbimin urban dhe jo si Ju z. Kryetar, që po ju siguroni fitim extra kompanive të urbanit.
8. V endimi për rritjen e çmimit urbanit bie ndesh me kërkesat e Samitit të Klimës- Paris 2015.
9. Shpreh bindjen se pavarësisht nga rritja e çmimit fitimet e transportit urban do të ulen dhe se ky korrupsion që bëtë do ta paguani me fitimin e munguar. Kjo, sepse ajo pjesë e qytetarëve që do të përdorë urbanin do të kërkojë në radhë të parë, shërbim në kohë dhe jo vetëm me komoditet extra. Për sa thashë më sipër, bëj thirrje medias për sensibilizim, Autoritetit të Konkurrencës për veprim, juristëve dhe politikanëve që mund dhe dëshirojnë të kontribuojnë që të mendojnë për të gjetur rrugën ligjore për ç’fuqizim të këtij vendimi të Këshillit Bashkiak Tiranë!


Sigal