Blushi: PS po jepet me koncesion në zona të caktuara

524
Deputeti socialist, Ben Blushi e konsideron të papranueshëm atë që e cilësoi si drejtim koncesionar të Partisë Socialiste. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Blushi tha se ende nuk ka një datë për mbajtjen e kongresit të PS-së, ndërsa sipas tij, kryetari i socialistëve po shkon drejt një mandati të përhershëm.
“Janari mbaroi dhe s’ka Kongres. Edhe karnavalet e kanë një datë. Ky kongresi i PS u bë si kometë, nuk dihet kur do vijë kur do kalojë. PS është në një moment kritik sot. Duhet të ketë zgjedhje në PS. Koalicioni ynë nuk është stabël, reforma në drejtësi nuk po ecën. Kryetari i PS po shkon drejt një mandati të përhershëm, nuk ka një mandat të përhershëm. Edhe Merkel është zgjedhur para disa muajsh, zgjedhjet i fiton partia dhe të vë apo të heq mandatin, kjo normë nuk negociohet, është e panegociueshme në çdo sistem. Edhe në Partinë e punës mandatet ishin të kufizuar, Enveri zgjidhej çdo 4 vjet, formalisht por zgjidhej.”- deklaroi Blushi.
“Një parti që nuk bën zgjedhje në përgjithësi, ka një raport të vështirë me ata që e kanë zgjedhur. Nuk ka ardhur koha që Partinë Socialiste ta japim me koncesion. Në zona të caktuara PS po trajtohet si biznes privat. PS të mblidhet dhe të marrë një drejtim. Një formë e tillë drejtimi koncesionar është e papranueshme. Kush po qeveris, Rilindja apo PS? Ka qeverisur rilindja deri tani, por ajo ka falimentuar. Ka ardhur koha ta marrë drejtimin PS-ja.”- vijoi Blushi.
I pyetur nga gazetarët nëse ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme në vend, Blushi tha se nuk beson të ketë arsye për zgjedhje.
Pyetjes nëse është i gatshëm të garojë për drejtimin e Partisë Socialiste Blushi iu përgjigj: “Kur të ketë zgjedhje do t’ua them, por sot nuk ka zgjedhje në PS”.
Sigal

Pyetje: A mendoni se ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme?
Jo nuk besoj se ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme
Pyetje: Për ndryshime në qeveri?
Unë nuk mund ta them këtë gjë. Është shpejt për të folur me kamera. Sot pati anëtar të grupit parlamentar që kërkuan të ketë analizë të qeverisë në grup parlamentar. Shpresoj të bëhet.
Partitë funksionojnë mbi statut por nga 2009- 2016 kemi 7 vjet pa zgjedhje pa delegate kongres dhe pa kryetar partie
Ka ardhur koha të pyesim kush qeveris rilindja apo PS. Rilindja ka falimentuar ka ardhur koha që PS të marrë qeverinë. PS ka fituar zgjedhjet, koncesionin e zgjedhjeve e mori Rilindja
Rilindja ka falimentuar. Koha që PS të marrë pushtetin.