Infektohet nga koronavirusi shoferi i ambulancës në Korçë

454
Sigal

Vazhdon rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Harta e vendeve të infektuara është zgjeruar edhe më tej.

Siç raporton gazetarja e ABC News, në qytetin e Korçës është konfirmuar një tjetër person me Covid-19.

Bëhet fjalë për një shoferin e ambulancës të Maliqit.

Personi i infektuar ka shfaqur simptoma të infeksionit, si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, kështu që i është nënshtruar analizave të cilat kanë rezultuar pozitive.

Mbetet ende e paqartë, se si është infektuar ky person nga koronavirusi.