Industria e “Real Estate” kërkon një Expo të përvitshme

47
Sigal

Panairi i përvitshëm “Real Estate”

Reinaldo Pipiria, nga NAREA, deklaron se Panairi Ndërkombëtar “Real Extate”, i organizuar nga Klik Ekspo Group dhe NEREA, tek Piramida, nga data 12 deri 14 qershor, shërbeu si një vendtakim mes aktorëve të tregut vendas për të parashtruar nevojën e konsolidimit të këtij Panairi dhe për ta kthyer atë në një tred tradicional të përvitshëm ku parashtrohen risitë, zhvillimet dhe sygjerimet për zgjidhjen e sfidave të sektorit.

Në ditën e tretë të Panairi Ndërkombëtar “Real Extate”, u organizua Konferenca Prop Tech Inovacionet që formësojnë të ardhmen e sferps së Pronave të Paluajtshme.

Kjo konferencë bëri bashkë personalitete të fushës dhe ekspertë ndërkombëtar të afirmuar të cilët vunë theksin në eksplorimin e teknologjive të fundit që po revolucionarizojnë industrinë e pronave të pajuajtshme me focus në aplikaconet digjitale smart.

Reinaldo Pipiria, tha se ky takim na ndihmoj të kuptojmëmë mirë trendet botërore në sektorin e pasurive të paluajshme dhe për teknologjitë e reja në ndërtim.

“Një trajnim për komunikimin digjital ku fokus ishin teknologjitë e avancuara në pasuritë e paluajtshme Prop Tech të cilat ndihmojnë në ndërlidhjen mes aktorëve të tregut dhe agjencive imobiliare. Gjithashtu mbledhja e të dhënave digjitale për këtë sektor ështënjë faktor i rëndësishëm në përparimin e kësaj industrie dhe zhvillimin e saj, duke dizenjuar statistika të sakta në tregun e pasurive të paluajshme me ndikim në zhvillimin ekonomiko social të vendit”, tha Pipiria.

Ndërsa Koordinatorja globale për Europën Lindore për pasuritë e paluajshme me bazënë USA, Alina Aeby u shpreh mbi zgjerimin e madh që ka marrë shoqata në sektorin e pasurive të paluajshme.

“Kemi mbi 100 mijë partnerë në 77 shtete. Kjo konferencë që zhvilluam sot këtu në kuadër të panairit,ka rëndësi në promovimin e komunikimit digjital si bazë e rëndësishme për rritjen e investimeve në mbarë botën duke ndikuar dhe në zgjerimin e rrjetit të anëtarëve tanë”, tha Aeby.

“Kjo është hera e parë që unë vi në Shqipëri , falë organizmit të Panairit Ndërkombëtar “Real Extate”, dhe jam e mahnitur me mbi 10 milionë vizitorë vitin e kaluar dhe e dija që Shqipëria është një nga vendet më tërheqëse, ku padyshim ndërtimi luan një rol të rëndësishëm. Jam e mahnitur sesa qytet i gjelbëruar është Tirana, ku mund të ecësh në këmbë shihen ndërtime me ngjyra dhe forma të ndryshme. Piramida e Tiranës është një vend historik por që falë teknologjisë është ripërdorur, teknologjia është e ardhtmja e pasurive të paluajshme”, u shpre Aeby.

Real estate është tregu më rritjen më të shpejtë në vend dhe në rajon.

Për herë të parë ka hapur dyert panairi më i madh i tregut të pasurive të patundshme  në Shqipëri.

Mijëra prona në shitje nga veriu në jug janë të ekspozuar në stenda të qindra kompanive pjesëmarrëse. Jo pa qëllim ky panair po zhvillohet në  periudhë sezoni turistik.

Synimi është që ndërmjetësit e pasurive të patundshme të bëjnë bashkë dy sektorë të rëndësishëm siç janë ndërtimi dhe turizmi.

“Real estate është tregu më rritjen më të shpejtë në vend dhe në rajon. Ndaj projekte dhe prona për një zhvillim të qëndrueshëm do të jenë prezent për gjatë ditëve të panairit. Është kjo arsyeja pse ne vendosëm të organizojmë një event të përmasave të tilla për të dhënën një shtysë më shumë dy sektorëve të rëndësishëm turizmit dhe ndërtimit”, tha Reinado Pipiria, drejtor i shoqatës së ndërmjetësve të pasurive të patundshme.

Ndërtimi dhe pasuritë e patundshme janë dy sektor që po njohin vetëm rritje që pas pandemisë. Paralelisht ecuria pozitive e turizmit në vitet e fundit po shoqërohet edhe me një interes të madh të të huajve për të investuar në Shqipëri.

Ndaj panairi është një mundësi më shumë edhe për të huajt që po vizitojnë Shqipërinë këto ditë.

Në një nga stendat e panairit është pjesëmarrës edhe grupi “Concord Investments”. Me disa projekte në turizëm, grupi ofron edhe disa lehtësira për ata që rezervuam gjatë ditëve të panairit.

“Pas një projekti të suksesshëm siç është “San Pietro Resort”, “Concord Investments” është në proces edhe me disa projekte turistike kryesisht në jug të vendit, si është San Nicolas, Arameras në Ksamil dhe Orikum. Ky panair është një mundësi e mirë për të gjithë të interesuarit, që për cilin që do të rezervojë gjatë këtyre ditëve ne do të ofrojmë 5 % ulje dhe 10 % të vlerës financim”, tha Emiriana Brahaj menaxhere shitjesh në “Concord Investments.

Tregu i pasurive të paluajshme ka shtuar edhe interesin e të huajve për të blerë pronë në Shqipëri.

Pipiria tha se, “Ka qenë duke u rritur vit pas viti nga 21% në 25 apo 26% aktualisht. Gama e blerësve është e lartë. Vijnë nga Europa Lindore, pjesa e Ukrainës, Polonisë deri tani në Europën Perëndimore, Gjermania veriore por në të njëjtën kohë ka një interes edhe përtej oqeanit si Amerikë dhe Kanada sidomos për projekte që janë duke u zhvilluar në zonën e Vlorës dhe Palasës”.

Ekspertja Ilda Zaloshnja tha se në katër muajit e parë të këtij viti janë investuar nga të huajit 84 milionë Euro në tregun e pasurive të paluajtshme.

Zaloshnja u shpreh se ”Edhe pse ka shumë debate lidhur me çmimet e pasurive të paluajtshme mendoj që çmimet në Shqipëri janë të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit rreth e përqark nesh. Investimet kryesisht ndodhin në zonat e bregdetin që nga veriu deri në ekstremin jugor të Shqipërisë. Kemi të dhëna për shtetas polak që kanë investuar shumë në zonën e Shëngjinit”.

Gjatë konferencës për tregun imobiluar u kërkua edhe ngritja e një regjistri elektronik kombëtare për të gjitha pronat dhe pasuritë e paluajtshme që janë në shitje.