Inceneratori i Elbasanit djeg edhe 1 miliard lekë buldozerë me qira për të hedhur mbetjet në lum

28

Inceneratori nuk punon, por po zhvat miliona euro për të zhdukur “malin” e mbetjeve dhe fshehur skandalin duke tenderuar edhe 630 mijë euro, për të marrë buldozerë me qira për t’i derdhur në lumin Shkumbin plehrat dhe 250 mijë Euro për t’i furnizuar ata me karburant. Gjatë 2 viteve, kompania “ECO-ELB”; ka bërë 5.3 milionë Euro tendera për blerje karburanti, klor, makineri, pajisje etj. Dosja hetimore e SPAK, Zoto, Mërtiri e Gugallja, si “arkëtarët” e Agaçit, morën brenda ditës 22 mln Euro

Ngaqë inceneratori nuk ka punuar asnjë ditë; për të zhdukur “malin” e mbetjeve dhe fshehur skandalin, qeveria i ka akorduar kompanisë bashkiake “ECO-ELB” të Landfillit Elbasan; 630 mijë Euro me TVSH, për të marrë buldozerë më qira për të shtyrë buzë lumit Shkumbin mbetjet  dhe 250 mijë Euro për t’i furnizuar ata me karburant.

Sigal

Dosja hetimore e SPAK, vërtetoi se për Landfillin e Elbasanit, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja, “arkëtarët” e Engjëll Agaçit, i morën paraprakisht brenda ditës 22 milionë Euro, me kontratë koncesionare të qeverisë dhe ia mbathën para se të arrestoheshin.

Ndërsa prej 2 vitesh pas sekuestrimit dhe marrjes në pronësi nga shteti, krye-bashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja si administrator i këtij landfilli dhe grupi i hajdutëve të tij në Bashki, po zhvatin miliona Euro pjesë-pjesë, me tenderë fiktivë për këtë incenerator që nuk punon.

Tenderi i radhës, i shpallur më 12 shkurt 2024, me vlerë fondi limit 630 mijë Euro me TVSH, ka si objekt marrje buldozerësh me qira, për të shtyrë buzë lumit Shkumbin, mbetjet që kanë tejmbushur sheshin e landfillit Elbasan.

Shkak, nuk është shtimi i volumit të mbetjeve që depozitojnë Bashkia Elbasan dhe 6 bashkitë e Qarkut, por fakti që nuk punon inceneratori; i cili sipas projektit e kontratës, duhej të digjte afro 70% të mbetjeve e të prodhonte energji, ndërsa 30% do kapsuloheshin me groposje e mbulim.

Ngaqë inceneratori nuk ka punuar asnjë ditë; Babloku ka menduar ta fsheh skandalin me inceneratorin dhe të zhduk “malin” e mbetjeve, duke urdhëruar krye bashkiakun Gledian Llatja e t’i jap fonde shtesë, që të shtyjë e çojë mbetjet buzë lumit Shkumbin.

Për të realizuar këtë fshehje skandali, qeveria i ka akorduar kompanisë bashkiake “ECO-ELB” të Landfillit Elbasan; 630 mijë Euro me TVSH, për të marrë buldozerë më qira dhe 250 mijë Euro për t’i furnizuar ata me karburant.

Gjatë dy viteve, kompania shtetërore “ECO-ELB”; ka bërë 5.3 milionë Euro tenderë për blerje karburante, klor, makineri, pajisje, menaxhim mbetjesh në sheshin e landfillit, pajisje, etj.

Saktësojmë, se gjatë dy viteve, kompania shtetërore “ECO-ELB” që komandohet nga krye bashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja; ka bërë 5.3 milionë Euro tenderë për blerje karburante, klor, makineri, pajisje, menaxhim mbetjesh në sheshin e landfillit, pajisje, etj. Auditi i Ministrisë së Financave, si dikaster që akordon fondet, për aktivitetin e Landfillit të Elbasanit dhe vënies në punë të inceneratorit, ka konstatuar se afro 70% e vlerës totale të tenderëve, janë vjedhur me dokumente blerjesh e shërbimesh fiktive, ndërsa 30% nuk kanë dhënë efekt për vënien në punë të inceneratorit. Kjo vlerë tenderësh e zhdukur në 2 vite pas marrjes në dorëzim të landfillit, është sa 25% e krejt fondit shtetëror, që i dha Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, për të ndërtuar landfillin e inceneratorit në Elbasan, të cilin Babloku vazhdon ta quajë “Kryevepër mjedisore”.Pamfleti

Teoria me qira që zhvat miliona të qytetarëve

Paratë e taksapaguesve shqiptarë zhvaten me metoda nga më të ndryshmet, nisur nga koncesionet, korrupsioni në institucione dhe kohëve të fundit i doli tymi i zi vjedhjes me inceneratorët dhe TEC-et në Vlorë, ku në ngjashmëri të dy këto objekte do prodhonin energji. Por në fakt janë e vetmja gjë që kanë prodhuar është abuzime. Ku taksapaguesi shqiptar paguan mbi 94 mijë dollarë në ditë qira, për TEC-et e vjetra të Bangladeshit që ka ‘parkuar’ në Vlorë.  Një mori tenderash bëhen për objekte me qira për inceneratorët si psh mjete pune, kur shumë mirë mund të blihesh , dhe do evitoheshin miliona lekë për tendera të tjerë që do pasonin për mirëmbajtje dhe sasia do i mbetej shtetit si mall. Njëlloj, siç vidhet me makinat luksoze për ministra e deputetë me tenderat për blerje me qira, ku kosto shkon më e lartë se nëse do i kishin blerë, shto këtu edhe të tjera kontrata për mirëmbajtje, ku si përfundim makinat i mbeten firmës, dhe paratë e taksapaguesve ‘avullojnë’.