Ilir Meta: Sistemi i Drejtësisë është i kapur nga kryeministri dhe menaxhohet me lista nga Ëngjëll Agaçi

196
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se sistemi i Drejtësisë është i kapur dhe se gjyqtarët emërohen me listën që çon Rama dhe menazhohet nga krahu i tij i djathtë Ëngjëll Agaçi. “Asnjë lloj ligji nuk mund ta penalizojë karrierën time politike. Ai rast është në prokurori do ndiqet, është një falsifikim i qartë, manipulim. Gjyqtarët e këtij sistemi i shërbejnë Ramës, se do të shmangë vëmendjen nga inceneratorët, nga kriza e energjisë. Ai ka instrumentet për t’i zbatuar këto ligje sipas qejfit të tij. Vetting- un në drejtësi e kërkoi PD, kush po e bën vettingun? Rilindja. A ka njeri në Shqipëri nuk e di këtë gjë. Bëhet sipas listës që i çon Rama dhe kjo listë menaxhohet nga Ëngjëll Agaçi”, tha Meta. Ndër të tjera kreu I Partisë së Lirisë u ndal edhe në zhvillimet politike duke deklaruar se opozita do ytë dalë në zgjedhje me një kandidat të vetëm duke e përsëritur edhe një herë bashkëpunimin me Sali Berishën. Ndërsa ka deklaruar se Sali Berisha është si Ronaldo, edhe pse ka moshën është sërish në formën më të mirë!  Në rast të zotit Berisha këtu është si të flasim për moshën e Rolandos ndërkohë që ia vazhdon dhe është më në formë se kushdo tjetër. Qëllimi im nuk është të luftoj për të marrë lidershipin e opozitës, është i qartë, qëllimi është përmbushja e një misioni për të cilin jam thërritur. 25 prilli ishte e qartë se ishte përpjekje finale për ekzekutimin e pluralizmit politik, kthimi im për të rivendosur rendin kushtetues, për t’i kthyer vetëbesimin popullit të Shqipërisë.” Ilir Meta ka deklaruar me bindje të plotë se me Kryeministrin Rama nuk mund të ketë asnjë lloj bashkëpunimi. Meta tha se kryeministri Edi Rama është peng, pasi ka tutor duke nisur që nga krimi i organizuar ashtu edhe ndërkombëtarë. “Rama duket sikur është bosi i regjimit, por edhe peng se ka tutorë të tjerë dhe ai është i marrë peng, që nga përfaqësues i krimit, ndërkombëtar, rajonal, ata që e urdhërojnë e komandojnë, që të bëjë veprime jo në interesin kombëtar, në presion të borxheve të tij.” I pyetur nëse Sali Berisha është dakord që të dalin me një kandidat, Meta thotë se Berisha duhet të jetë më i interesuari. PD duhet të jetë edhe më interesuar, duke qenë një parti më e madhe duhet të ketë përgjegjësi më të madh e për këtë rezultat. Kjo është një mundësi që nuk mund të nënvleftësohet as nuk mund të humbet.” Teksa sa i përket krizës energjike kreu i PL ka deklaruar me ironi se duhet të kursejmë energjii duke e fikur televizorin në momentin që një nga përfaqësuesit e Rilindjes del në TV.  “Faktet flasin për një realitet të trishtë, të krijuar nga paaftësia, papërgjegjshmëria, grykësia në vjedhje dhe korrupsioni i tejskajshëm, ku fjala dështim është përcaktori i vetëm. Dështim dhe premtim i pambajtur është realizimi i diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, nëpërmjet energjisë së rinovueshme. Dështimi përbën mosrritja e kapaciteteve të energjisë nga HEC-et. Dështim i rëndë me impakt të drejtpërdrejtë mbi qytetarin është mosreduktimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike deri në 6-10%, apo matja e automatizuar e konsumit me matesat smart (instaluar vetëm rreth 5760 matësa në afërsisht 1 milion klientë konsumatorë, pra, rreth 6 %) parashikuar në strategjinë kombëtare të energjisë. Dhe zgjidhjen për këto dështime nga regjimi autokra-tik i dështuar e gjejnë duke e kaluar barrën tek qytetarët dhe bizneset, duke u bërë thirrje të kursejnë në shërbimet jetike të familjeve të tyre. Në fakt, mënyra më e mirë për të “kursyer” energjinë është fikja e televizorëve sa herë përfaqësuesit e Ri-lindjes dalin e gënjejnë për “sukseset” e tyre që në fakt janë veç dështime me pasoja për sot dhe për të ardhmen e vendit” tha Meta.