Damian Gjiknuri: Partia Socialiste kujdeset që të ndryshojë për mirë jetën tuaj, çdo fond në shërbimin tuaj

121
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Soialiste Damian Gjiknuri është ndalur në një takim me banorët në zonën e Prrenjasit. Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Nuri Belba ka vizituar dy nga familjet, të cilat kanë përfituar nga ndërtimi i banesave sociale.

“Më vjen mirë që bëhen punë të tilla dhe jo të gjithë i dinë se bëhen. Është mirë që të dihet se si këto fonde që janë alokuar nga qeveria shkojnë të familjet në nevojë dhe në fakt vendoset në shërbim të qytetarit. Ky është një dimension social, një shtet nuk mund të jetë i mirë nëse nuk ka aftësinë që të ndihmojë ata që janë më në nevojë.”

Ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gjiknuri ka theksuar “është një gjë e mirë që ndihma modeste e shtetit është shumë për këta njerëz, se ndoshta për dikë kjo mund të jetë një gjë që nuk bie në sy. Se njerëzit priren të shohin atë që është e madhe, por në fakt janë gjërat e vogla që në fakt ndryshojnë rrënjësisht jetët e njerëzve. Është një politikë e mirë, pasi janë fonde që u ndryshon jetën për mirë shumë qytetarëve.”

Në reagimin e tij në rrjetet sociale Damian Gjiknuri deklaron se projekti është i financuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë përfshin rikonstruksionin total të 42 banesave. Qytetarëve i’u është dëmtuar banesa nga lëkundjet e tërmetit ndërsa tashmë i kanë banesat e tyre të reja e më të forta.