Ilir Meta: Nuk impresionohem nga ata lobistë që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë!

234
Sigal

Nga konferenca për shtyp e Presidentit Ilir Meta sot:

Ilir Meta: Siç e dini, Presidenti i Serbisë ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë, doli me parullën që Lulzimi është kukull e Doktorit.

Jo vetëm kaq po kishte dhe sondazhe të besueshme, kuptohet nga Batoni, ai është njeriu më i besueshëm i Beogradit. Kuptohet është dhe Frroku, po Frroku merret me çështje të tjera, jo me sondazhe, se sondazhet i bën Batoni-  dhe tha se aty- aty janë në Shqipëri.

Dhe gjithë këto që po ndodhin në Elbasan, Kavajë e që duan të bëjnë në Vlorë dhe duan të bëjnë kudo, të gjitha këto janë pjesë e këtij skenari që të përmbyset e të tjetërsohet vullneti i popullit shqiptar për ndryshim dhe të ardhmen e tij dhe të çohet me dhunë duke përdorur policinë e partisë dhe patronazhistët në kundërshtim me ligjin e policisë së shtetit, duke përdorur prokurorët e Agaçit.  Agaçi e kontrollon Vetingun, ai i ka bërë këto aferat e gjithë këto ligjet me porosi, kështu që kjo gjë nuk do të ndodhë.

Unë kam respekt për të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe të palëkundur, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dua Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ato na kanë frymëzuar për liri dhe demokraci dhe mbi të gjitha jam i interesuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE sa më shpejt.

Ky ka qenë përkushtimi i jetës sime që si student dhe drejtues i Lëvizjes Studentore dhe kjo do të ndodhë se s’bën.

Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës nesër, por do të shndrisë. Se shqiptarët do të votojnë për Shqipërinë e shqiptarëve! Prokurorët, policët të bëjnë detyrën, të zbatojnë ligjin.

Sa i takon, se e di unë që do të kini ndonjë merak ju dhe e kisha fjalën  këtu që… nuk impresionohet Presidenti i Shqipërisë nga të gjithë lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë. Kjo është histori e përfunduar. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve!”