Ilir Hebovia: Shqipëria ka ndryshuar metodologjinë e ndërtimit

Rritja e çmimit të apartamenteve

Përgjithësisht gjatë këtyre viteve që kompanitë serioze të ndërtimit  operojnë në Shqipëri flas për kompani që janë anëtarë të shoqatës, pra që kanë një begraund të qëndrueshëm në Shqipëri, pra prej më shumë se 20  vitesh, aksidentet në punë nuk janë një rast përjashtimor , por sigurisht masat e marra për të evituar aksidentet kjo është evidente dhe mund ta kontrollosh shumë lehtë tek kompania e ndërtimit.

 Ilir Hebovia, Përfaqësues i Shoqatës së Ndërtuesve foli dhe për aksidentet në punë dhe për bumin e ndërtimeve, që po ndodhin në vendin tonë. Hebovia u shpreh gjatë intervistët se aksidentet në punë janë një fatkeqësi, por që janë marrë masa. Pjesë nga intervista:

 

Sigal

Flavio Qarri: Sa i takon sigurisë në punë nuk mund të themi që ndërtuesit janë bërë më të mirë se vazhdojnë të vdesin shqiptarët, por kohët e fundit dhe kalimtarët nga cilësia e juaj e punimeve pa folur këtu dhe për cilësinë e ajrit me të cilin vdesin të gjithë me një shpejtësi serioze as ngadalë jo, por ndërkohë prap ju pretendoni se kostoja e juaj është rritur dhe në këto aspekte!

 

Hebovia: Aksidentet në punë janë një fatkeqësi shumë e madhe për të gjithë atyre që iu ndodhin dhe për qytetarë, por edhe për punonjësit kur janë aty. Marrja e masave sidomos për ato kompani që janë përfaqësues të shoqatës ose që aderojnë në shoqatë është një problem jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe shumë i vlerësuar.

 

Qarri: Çfarë masash keni marrë konkretisht? Unë mbaj mend një gjë, ka qenë një firmë që në mënyrë shumë interesante falimentoi, e cila kishte një metodë dhe standart europian për skelat. Dhe mbaj mend që ishte firma që u përdor më pak nga kompanitë e ndërtimit dhe nuk u implementua kurrë standarti europian i skelerisë dhe jo më larg se dje desh vratë një familje, jo ju sigurisht ndjesë se tingëlloi kështu, një anëtar i shoqatës suaj.

 

Hebovia: Nuk e kam idenë për cilën kompani klienteliste flisni për skela ose elementë të tjerë, por mendoj se përgjithësisht gjatë këtyre viteve që kompanitë serioze të ndërtimit operojnë në Shqipëri flas për kompani që janë anëtarë të shoqatës pra: që kanë një begraund të qëndrueshëm në Shqipëri pra prej më shumë se 20  vitesh, aksidentet në punë nuk janë një rast përjashtimor, por sigurisht masat e marra për të evituar aksidentet kjo është evidente dhe mund ta kontrollosh shumë lehtë tek kompania e ndërtimit.

 

 A është kjo një flluskë ndërtimi ku shqiptarët po bien dhe nuk do t’ia arrijnë dot të dalin jo vetëm për 2024, por edhe për në vitet në vijim?

Ciklet e ekonomisë ose krizat ekonomike janë të njohura jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Fatmirësisht Shqipëria e ka tejkaluar këtë që nga viti 2007-2010 dhe nuk ka një fllusk të pritshme të ndërtimit, por ka një bum të ndërtimeve, sepse Shqipëria ka ndryshuar metodologjinë e ndërtimit sidomos në bregdet, por edhe në kryeqytet ku është dhe fluksi më i madh i ndërtimit duke iu afruar një ndërtimi, i cili mund të ketë pro dhe të kundërtat e veta, por që ka të bëjë me shfrytëzimet e sipërfaqeve dhe hapësirave më të mëdha. Ju shihni vetëm një pjesë të bregdetit të investuar, por pothuajse e gjithë vija bregdetare është fuqimisht e pa shfrytëzuar nga ndërtimet.