Ikën nga shtëpia e vajzës, e moshuara gjendet nga droni, ishte në …

505
Sigal

Largohet nga banesa një e moshuar me probleme të shëndetit mendor, gjendet pas kërkimeve me dron nga ana e policisë.

Mesditën e djeshme 74-vjeçarja me inicialet V. F., banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër.

Të afërmit e gruas së moshuar sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë për largimin nga banesa të të moshuarës me inicialet V. F., kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin e Policisë.

Ditën e sotme, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e shtetases V. F., në pyllin e fshatit Hundkuq.

Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre.

Image