Identifikohet lulja e rrallë mishngrënëse në Shqipëri, ja ku gjendet

569
Identifikohet lulja mishngrënëse në pyllin e Rrajcës, pranë Prenjasit.

Lulja, e njohur me emrin shkencor Pinguinkula, është një varietet i rrallë që haset në Shqipëri. Por ajo gjendet në “laboratorin” natyror në pyllin e Rrajcës.

Fotot tregojnës se si lulja ka kapur në kurth insekte të ndryshme dhe i ka tretur me një lloj lëngu viskoz që lëshon.

Pastaj ajo asimilon proteinat dhe gjithçka të nevojshme për rritjen e saj. Lulja në vetvete është e vogël dhe ka petale me ngjyrë të bardhë. Insektet “bien në kurth” pasi ata janë të tërhequr pas nektarit të saj.
Por sapo prekin lulet gjethet e saj mblidhen dhe lëshojnë një lëng viskoz, bën të ditur infoelbasani.al. Pylli i Rrajcës u shpall së fundmi nga UNESCO pjesë e trashëgimisë botërore natyrore.

Në këtë pyll gjithçka është e virgjër dhe ecën sipas ciklit biologjik natyror. 
Sigal