Kampioni i Europës Briken Calja i bashkohet thirrjes së Presidentit Meta, fton shqiptarët në manifestimin e 2 marsit: Për Kushtetutën!

372
Sigal

Thirrjes së kreut të shtetit Ilir Meta për manifestimin mbarëkombëtar të 2 marsit i është bashkuar edhe Kampioni i Europes për Peshëngritjen, Briken Calja.

Ai ka bërë apel për t’u bashkuar më 2 mars, në atë që e quan manifestim historik.

“Jam me presidentin, për Shqipërinë, për kombin, për Kushtetutën”, shkruan Calja në Facebook.

Presidenti Ilir Meta ka thirrur shqiptarët të bashkohen në manifestim në datën 2 mars, ku ka paralajmëruar se do të firmosë edhe dekretin e parë, por pa e specifikuar për çfarë. Ndërkohë kreu i shtetit ka thënë se nëse populli do ia kërkonte, do e shpërndante edhe Parlamentin.

feeb0c66-caae-43b2-88cb-25630ff2c0e5