Identifikohet e shpallet në kërkim autori i atentatit me armë zjarri në Shkodër, ku mbeti i plagosur 44-vjeçari

553
Sigal

Policia ka shpallur në kërkim 29 vjeçarin me iniciale S.D, banues në Shkodër.

Policia thotë se “nga deklarimet e marra nga të dëshmitarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes, rezulton se i dëmtuari në një lokal në afërsi të sheshit “Isa Boletini” Shkodër, është kontaktuar jashtë ambienteve të lokalit më një shtetas”.

Nga veprimet e shpejta proceduriale, shërbimet e D.V.P-Shkodër, në bazë të pamjeve filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumentuan faktin se në drejtim të vendit të ngjarjes, autori i dyshuar është nisur me automjetin tip “Mercedez Benz” me targë AA 888 AT, ku dhe më pas dyshohet se ka qëlluar në drejtim të shtetasit Mehmedaj, i cili po lëvizte me automjetin tip “Benz” me targë AA 031 NL.

Nga kqyrja e mjetit të të plagosurit janë evidentuar dëmtime të shkaktuara me armë zjarri në xhamin e parë.

Në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

44-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për kapjen e autorit të shpallur në kërkim dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.