Atentati në Vlorë, qëllohet me breshëri nga makina, por plumbi kap një person në kafe, nuk kishte lidhje me ngjarjen

644
Sigal

Vlora është përfshirë sërish nga trazirat këtë mëngjes, ndërsa raportohet për të shtëna me armë në zonën e Lungomares.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga polica, ndërsa sipas raportimeve të para mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur i person, me një plumb në këmbë, me inicialet D.K., jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë një automjet në zonën e Babicës është gjetur i djegur, por pritet konfirmimi i policisë nëse ka lidhje me autorin/et e plagosjes dhe ngjarjen në Lungomare.

Mësohet se nga një automjet është qëlluar me breshëri në drejtim të një personi që ndodhej në një lokal në këtë zonë, por një nga plumbat ka zënë gabimisht në këmbë shtetasin D.K, i cili nuk ka lidhje me ngjarjen.

Autorët kanë qëlluar në dy vende të ndryshme ndërsa më pas janë larguar sipas policisë në drejtim të fshatit Babicë.