Identifikohen viktimat, kush janë dy punonjësit që ranë në kanal me automjet në Marinzë të Fierit (EMRAT)

205
Sigal

Janë identifikuar dy vikimat e aksidentit tragjik në Marinzë të Fierit.

Shkëlqim Beqaj dhe Elior Llagaj janë dy punonjësit e kompanisë së sigurimit që gjetën vdekjen pasi dolën nga rruga, ranë në kanalin vaditës dhe u mbytën.

Policia konfirmon se trupat e tyre janë nxjerrë bashkë me mjetin ‘’Mitsubishi’’

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një automjet i cili kishte rënë në një kanal me ujë në Marinëz, u bë e mundur nxjerja e mjetit tip “Mitsubishi” dhe e dy viktimave, të cilët u identifikuan, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe E. L., 36 vjeç.