Prokuroria e Tiranës mori dëshminë e një biznesmeni, i cili sipas deklaratave të vëllait të Alda Klosit, është personi i cili i ka dhënë atij borxh shumën prej 125 mijë eurosh.
Zonja Klosi, ish-zyrtare e lartë në Kryeministri, mbahet në paraburgim për akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë para oficerit gjyqësor, pasi Rozeta Dobi, pastruesja që punonte në shtëpinë e saj, e identifikoi ish-zyrtaren si pronaren e prej më shumë se gjysmë milioni eurove që u gjet në shtëpinë e saj.
Dyshimet janë të mëdha edhe për faktin, se dy ditë përpara dëshmisë së vëllait, Alda Klosi në deklarimet e saj përpara oficerit të policisë gjyqësore, nuk e përmend fare çështjen e borxhit, por thotë se paratë janë të xhaxhait.
“Nuk jemi të bindur në deklarimin e ndërtuesit, sepse ka shumë dëshmi kontradiktore. Kemi dyshime se biznesmeni mund të ketë bërë deklarim të rremë ndaj jemi duke kryer veprime të tjera hetimore”, tha një pjesëtar i grupit të hetimit.
Alda Klosi u arrestua pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi e cila deklaroi se paratë që u gjetën në shtëpinë e saj, përfshirë dhe shuma prej 404 mijë eurosh e fshehur në tubin e aspirimit i përket ish-zyrtares dhe ja kishte lënë për t’ia ruajtur. Dobi u shpreh se ishte ish drejtohesha e koncesioneve që i kërkoi të inskenonte vjedhjen në banesë që të akuzonte ish burrin.
ndërsa, djali i saj Havieri, që akuzohet për bashkëpunim në vjedhje këmbëngul se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ishte nëna e tij që i tregoi se paratë ishin të Alda Klosit, në momentin kur ai zbuloi shumën e madhe të lekëve në shtëpi.
Ish-zyrtarja ndërkohë mohon të gjitha akuzat.