I shpallur në kërkim nga dy shtete/ Arrestohet shqiptari në Itali

479
Sigal

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari, i cili rezultonte i shpallur në kërkim si nga shteti përtej Adriatikut ashtu edhe nga Gjermania.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua pas një aksioni të ndërmarrë në qytetin e Perugias, ndërsa ishte fshehur në një banesë aty pranë.

Një gjykatë në Dusseldorf e kishte dënuar shqiptarin në mungesë me burg për vjedhje si dhe lëshoi edhe një fletë arresti ndërkombëtar ndaj tij.

Kurse në Itali, aty ku do të vuajë dënimin, shqiptari i arrestuari rezulton i dënuar për veprat penale  të shkeljes së ligjeve të emigracionit dhe  për posedim armësh.