“I nxehti afrikan” mbërrin në Shqipëri, ja si do të jetë moti dy javët e fundit të korrikut

364
Sigal

Java që vjen pritet të jetë edhe java më e nxehtë e korrikut ku temperaturat pritet të shënojnë vlerën e 39-40 gradë celsius.

Ndërsa java e fundit e korrikut do ketë mot më të qëndrueshëm dhe rënie të lehtë të temperaturave.

“Temperaturat që kemi pasur javën e kaluar dhe 34-35 të fundjavës që lamë pas janë vlera tipike të korrikut. Ajo që do të bëjë diferencën është java që sapo ka nisur, ku përveçse do të paraqitet me diell e gjitha do të kemi dhe rritje të menjëhershme të temperaturave të ajrit.

Kjo javë, që është dhe e parafundit e korrikut, do të mbyllet me temperatura shumë të larta duke qenë se do të kemi ardhjen e masave të nxehta dhe të thata nga veriu i Afrikës ku temperaturat do të jenë 39-40 gradë celcius.

Po ashtu, edhe java e fundit e korrikut, edhe pse do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të paktën 2 gradë dhe do të jetë diku 36-37 gradë celcius, do të jetë e nxehtë dhe me mot të qëndrueshëm e me diell sidomos në zonat bregdetare të cilat mbeten të favorizuara për këto dy javë”