I nxehti afrikan ‘godet’ vendin, sinoptikanët: Ja sa shkojnë temperaturat nesër

334
Sigal

Shqipëria është në ndikimin e masave ajrore afrikane këtë javë. Sipas meteorologëve, ditën e mërkurë, do të vijojnë depërtimin masat e nxehta.

Në të gjithë vendin, do të mbizotërojnë orët me diell.

Era do të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë duke u pasuar nga valëzim i ulët në dete.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 19°C deri në 34°C

zonat e ulëta 21°C deri në 39°C

zonat bregdetare 24°C deri në 37°C