I moshuari kursen në bankë prej 17 vitesh, i japin lajmin që s’e priste

361
Një i moshuar është përballur me një ngjarje të papritur në lidhje me kursimet e tij që kishte 17 vjet që i depozitonte në bankë.
75-vjeçari me inicialet Sh.I me banim në Tiranë, ka bërë kallëzim në polici se në vitin 200 kishte depozituar një shumë lekësh në një bankë dhe më 11 maj të 2017-ës, kur ai është interesuar, i është thënë se nuk ka depozita bankare në këtë bankë.
Padia është bërë në seksionin kundër krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.