I mori rrjedha e ujit, rinisin kërkimet për babë e bir në Shkodër

109
Sigal

Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet për gjetjen e babë e bir që mori rrjedha e ujit një ditë më parë.

Mësohet se në terren janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, grupi alpin i FNSH-ve të Shkodrës si dhe 40 banorë nga zona e Thethit. Kërkime po kryhen dhe me dronë.

Pjetër Rushaj, 50 vjeç, u zhduk mesditën e djeshme bashkë me djalin e tij.

Ai po udhëtonte me djalin e vajzën me makinë, kur rrjedha e ujit i mori përpara dhe i hodhi në lum. Vajza arriti të dilte, ndërsa 50-vjeçari me të birin jo. Kërkimet u ndërprenë në orët e mbrëmjes për shkak të errësirës.