“Po përgatitemi për situatat që mund të sjellë nata”/ Mbi 100 efektivë nga FA dhe Emergjencat Civile nisen drejt Shkodrës

114
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më shumë se 100 efektivë nga Forcat Tokësore dhe Emergjencat Civile po i shtohen skuadrës në Shkodër.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se ky hap u ndërmor në përpjekje për të shtuar forcën e reagimit në çdo situatë që mund të krijohet nga reshjet e shiut gjatë natës.

Postimi i plotë:

Situata më e fundit në vend
*Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim