Rrebeshe shiu dhe dëborë, si do të ndryshojnë temperaturat sot

98
Sigal

Moti në Shqipëri parashikohet të jetë sërish shumë i ashpër.

Temperaturat janë shumë të ulëta, ndërsa reshjet nuk do të ndalojnë gjatë gjithë ditës. Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me vranësira të shumta e shi në formë rrebeshi. Ndërsa pas mesdite pritet përmirësim gradual i kushteve të motit, duke sjellë dhe intervale të shkurtra me kthjellime në një pjesë të mirë të vendit. Sot pritet të ketë edhe dëborë.

Temperaturat e ajrit do të luhaten në vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar një situatë të tillë për thuajse të gjithë javën.

Njoftimi:

Për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet e larta malore reshje dëbore.

Për ditën e Martë dhe atë të Mërkurë pritet përsëri kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat ditën e martë do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Ditën e Mërkurë reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje të territorit reshje dëbore.

Duke filluar nga dita e Enjte pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti për këtë ditë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme por të dobëta dhe lokale.

 Për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët por me rënie të temperaturave të cilat në relievet malore në lindje pritet të kapin vlerat negative.