I ftohti polar/ Temperaturat -12°C, kthjellime dhe vranësira

194
Sigal

Vala e të ftohtit gradualisht do të filloj të largohet nga vendi ynë duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dyja vlerat ditore.

Sipas MeteoAlb: Masa ajrore me origjinë nga Poli i Veriut do të filloj të largohet gradualisht duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dy ekstremet ditore.

Moti i qëndrueshme në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave, ku më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke u luhatur nga -12°C deri në 10°C.