I dënuar për trafik droge nga gjykata e Durrësit, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari shqiptar (Emri)

350
Sigal

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Milano një 39 vjeçar të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Bashkim Demrozi, 39 vjeç, lindur në Kavajë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Pas apelimit, Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg.

 

Në vitin 2014, në qytetin e Durrësit, gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtohej nga shtetasi F. D., i cili do udhëtonte nga Durrësi në Bari, u gjetën dhe u sekuestruan 332 kg cannabis sativa.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bashkim Demrozi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime për gjetjen dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.