I dënuar me pesë vite burg për drogë, ekstradohet nga Greqia 30-vjeçari

513
Sigal

Nga Greqia është ekstraduar Spiro Pando, 30 vjeç pasi është i dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Vlorës.

30-vjeçari është dënuar me pesë vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Rinas,

Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 5 vjet burg.

Nga Specialistët e Z.Q.K Interpol Tirana u bë ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Spiro Pando, 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në muajin Gusht të vitit 2013 është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Spiro Pando, ku janë gjetur një sasi lëndë narkotike Heroinë dhe Cannabis Sattiva si dhe një armë zjarri automatik.