Kujtimi i përvjetorit të 35 të krijimit të Shoqërisë Patriotike Çamëria në Tiranë u shoqërua me një tension policor që bëri presion ndaj pjesëmarrësve çamë nga Vlora, por edhe të tjerë që do të duhej të ishin të pranishëm në këtë evenimet. Jo vetyëm unë, por të gjithë ata që e morën vesh këtë skenar ky ishte një turp i paparë dhe i pandodhur ndonjëherë në mesin e çamëve që disa të porositur nga ndonjë autoritet që nuk donte pjesëmarrjene çamëve të ardhur nga Vlora për të qenë të pranishëm. Një paragjykim tipik mafioz ka shoqëruar një takim të tillë që krijoi një precedent sa edhe para derës ku do bëhej ceremonia policia e orientuar nga disa djem ndaluan ish deputetin e Vlorës Dashamir Tahiri dhe anëtarë të tjerë çamër, si dhe kryetarin e zgjedhur të Shoqatës Çamëria Sali Nuredini që të futeshin në këtë eveniment.
I ndodhur mes çamëve, përjetova me shqetësim këtë shfaqje të turpshme dhe situatë të pazakontë, ta pandodhur ndonjëherë. Kemi rreth 15 vjet që kur u krijua PDIU m es përplasjeve tëe njohura nga ndërhyrjet e politikës që në mesin e çamëve u fut një frymë përçatëse e ideuar nga kryetari i saj brenda rradhëve të çamëve. Nëse kemi dëshiruar dhe realizuar të parët daljen enë skenë të Shoqërisë Patriotike Çamëria më 10 janar 199, fill pas krijimit të PD, ishin të parët çamët me një grup intelektualësh me studiuesin çam Abaz Dojakën që i dhanë za dhe frymë të drejtave të çamëve të mohuara me penalitete vrastare nga diktatura staliniste, kjo që ndodhi në përvjetorin e 35-të ishte një skandal dhe një turp me paramendim ogurzi.
![]()
Si njeri nag ata që ka qenë në mbledhjen e para të Këhsillit të Shoqatës së bashku me shumë intelektualë të tjerë, ku në këtë përvjetor isha edhe me profesorin Lutfi Saqe, vëllain e njerit nga kryetarët e kësaj Sdhoqate Hilmi Saqe, por edhe me ish deputetin e nderuar dhe të mirënjohurin Tahir Muhedini si protagonist dhe kontributor i madhe në këto evente, nuk mund ta mendonim këtë turp të ideuar dhe të realizuar nga grupi tip patronazhist i PDIU. Gjatë gjithë kësaj të ashtuqajtur festë u fol për Shoqatën, por më shumë se kaq u fol për “suksesin” e PDIU shoqëruar me një dokumentar të shkurtër që më shumë ishte selektiv sipas porosive të dhëna.
Për hir të së vërtetës ka mbi 10 vjet që në drejtimin e Shoqatës Çamëria nuk bëhen zgjedhje për kreun e Shoqatës, por bëhen komandime nga kryetari i kësaj force politike që mban edhe vulën e Sjoqatës dhe ia jep atij që komandon ai. Kështu ndodhi edhe me komandimet e Dritan Sejkos dhe Hektopr Sejkos, si dhe një farë Lilian Idrizi nga Shkodra në krye të Shoqatës, pa pyetur për këshillin e përgjithshëm apo për statutin e saj, pa zgjedhje nëpër degë dhe pa pyetur për program dhe logjikëne veprimeve. Mashtrimet që kanë shoqëruar këtë situatë kanë nisur që nga premtimet për studio avokatore në Angli që nuk u bë kurrë e “gjallë”, që nga dosja çame në Strasburg që nuk u bë kurrë, që nga libri “Historia e Çamërisë” që u premtua nuk e pa dreitën e diellit, por edhe Rezoluita për Çamërinë që mbeti zyrave dhe sitareve si në kalendat greke. Sa e sa burra të vjetër që përjetuan genocidin grek nuk pati asnjë mundësi për të shkuar si vizitorë në Çamëri siç iu premtohej jo sot e jo nesër dhe askurr nuki u mundësua. As ndërhyrjet për në programet e teksteve shkollore ku nuk u fut Çamëria. Vetëm një gjë u arrit – të mashtrohej me kauzën e Çamërisë dhe të tallej me turp me gjakun dhe amanetin e të parëve.
Nëse vargjet Hymn :
“O ju djemtë e Çamërisë
kudo jeni dhe jetoni
Amaneti i Perëndisë
Çamërinë mos e harroni !”,
ato janë një mesazh i shenjtë për çdo çam, në këtë përvjetor të 35 u shkua në një injorim të punës dhe atyre që kontribuan për Shoqëerinë Çamëria, se me padrejtësi u veprua sipas oreksit që ka dashur të realizojë Shpëtim Idrizi, siç pohoi në një intervistën që dha ish deputeti i Vlorës Dashamir Tahiri. Duket se inatin e mos marrjes së mandatit të deputetit e ktheu në një dëshirë për skandale dhep prjashtime. Kështu u veprua nga me ish deputetët Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri dhe Omer Mamo, por edhe të tjerë që u eleminuan sepse kështu u krijuan situatat nga Idrizi. Ky është për turp të Zotit e pa pritur dhe e pa dëgjuar. Nuk dua të merrem me këtë njeri që duket paska mision shumë të fshehta ndaj kauzës së Çamërisë për ta përçarë Shoqatën dhe krijimin e një Shoqate Çamërie për PDIU që t’i shërbejë atij dhe jo për kauzën e vërtetë të shnjtë. Por ne trashëgimtarët e shqiptarëve të Çamërisë që kemi kontribuar ndër vite e vite na dhemb ky amanet i pambajtur, nuk mund të pranojmë që një njeri që as nuk ishte i pranishëm në festimin e 35 vjetorit, por që kishte lënë disa “patronazhistë” të tij e shikon çështjen çame përmes syzeve të plitikës për një mandat deputeti apo për vende pune apo marrjen e disa institucioneve, kjo hapur duhet thënë se është një shërbim i madh që i bëhet Greqisë që na akuzon sa herë i do qefi ndonjë zyrtari. Kemi kohë që nuk kujtohen personalitetet e Çamërisë, ata të mirënjohurit historikisht. E gjitha kjo është vepër e atyre që as që duan tia dinë për kauz apo shenjtëri. Dhe vjen një ditë që një përkujtim ndahen çamët në dysh, ata që i do dhe ata që nuk i do një anonim dhe pa asnjë kontribut për këtë kauz.aq më tepër kjo që ndodhi me praninë e shumë policëve a thua se çamët kishin ardhur për ndonjë protestë dhe jo për një përkujtim. Kush e solli policinë, kush e informoi policinë, çfaër donte polici në një ngjarje të tillë përkujtimore, cili drejtues policie e urdhëroi një situatë të tillë, kush ishte i interesuar për këtë turp skandaloz ? Ky është skandali i rradhës bën që gëzohen grekët se paratë për të futur përçarjen mes çamëve po japin efektet e veta.
Atmosfera inprovizuese e një skenari të kurdisur mirë nga kreu i një organizate antiçame me një koreografi armiqësore dhe me oratorë pa gjak e pa sens, la shijen e një zhgënjimi mes pjesëmarrësve, ndryshe nga ai festim dhe zgjedhje që u bë në Vlorë më 18 janar 2026 ku ndodhen edhe me shumicë banorë të çamëve trashëgimtarë. Zoti na ruajt nga mendjet e çartura që kjanë marrë mision të bëjnë më të keqen e mundshme për të bërë atë që bëri Napoeon Zerva dhe Enver Hoxha. Ndaj Fan Noli ka shkruar vargjet :
“Tradhëtori dinak,
hipokrit e kusar
Na u ngrit gjer në kulm,
dhe u bë kryetar …”.
Si publicist dhe i angazhuar, me kontribute ndër vite që nga krijimi i Shoqërisë Çamëria, por edhe edhe me shkrime dhe libra për Çamërinë, pa folur për aktivitetet e panumërta nuk e mendoja një realitet të tillë të turpshëm që do vinte një ditë që do përballeshim me një skandal të tillë të paparë dhe të pabesueshëm. Si unë edhe ata që bësojnë në kauzën dhe shenjtërinë e amanetit të të parëve, mbetën të habitur nga kjo paturpësi që ndodhi në mes të Tiranës nga rrezilët dhe katilët që na janë futur mes nesh pa asnjë kontribut, por vetëm për interesat e tyre porivate dhe me misionin për shkatërrimin e zgjidhjes së çështjes çame.
Kështu do të ndodhë kur mashtrohen ata që i venë prapa atyre që nuk e kanë për turp të tradhëtojnë interesat e Çamërisë
![]()



















