Hyqmet Zane: Prologu i 21 janarit për një rilindje të të zezave

Raportet e së majtës me të djathtën që ndikojnë në Shqipëri

 

Ato çka po ndodhin sot me situatat ndëshkimit penal, që po i bëhen anëtarëve të qeverisjes socialiste kohë pas kohe deri tek zv/kryeministrja Balluku, janë pasojat e asaj situatë që u krijua më 21 janar me dhunë ekstreme antishtet. Ishte projekti i servirur nga filozofia e Sorrosit që kishte projektet e veta

Sigal

 

Risjellja në vëmendje e ngjarjes së 21 janarit 2011 duket si instrument për të hedhur perde mbi atë që kishte projekt Partia Socialiste dhe personalisht Edi Rama se çfarë do bënte për vitet e qeverisjes së tij. Hapur është thënë që agjenturat e huaja të ushqyera nga fryma e ideologjisë sorriste e së majtës kërkoi të bënte një grusht shteti për t’i ndërprerë kohën e vet qeverisjes së djathtë në Shqipëri. Ato çka po ndodhin sot me situatat ndëshkimit penal, që po i bëhen anëtarëve të qeverisjes socialiste kohë pas kohe deri tek zv/kryeministrja Balluku, janë pasojat e asaj situatë që u krijua më 21 janar me dhunë ekstreme antishtet. Ishte projekti i servirur nga filozofia e Sorrosit që kishte projektet e veta përmes veprave që do të duhej të bënte Edi Rama.
Në një formë a në një tjetër mund të thuhet se 21 janari ishte prologu i një shkatërrimi të bazave të shtetit demokratik për ta kthyer në një shtet autokratik dhe me ekstremin narkoshtet. Gojët e analistëve që i servilosen dhe e kanë shitur veten tek “çantat” e dhuruara nga pushteti i 20 përqindshit, duket se nuk po i bëjnë nder kryeministrit që i ka hyrë ujë nga të çarat anijes së qeverijes që ka ikur nga moli ku ishte lidhur. Kush e mendonte se vit pas viti të qeverisjes do rrokulliseshin punët në atë mënyrë që ministrat njeri pas tjetrit do të rrëzoheshin nga skandalet e kryera dhe postulati “përgjegjësia është personale” do të fshihej herë pas here sa u arrit në atë shprehjen që “do të marr me vete” që i paska thënë Balluku Ramës.“Mjeti më i mirë kundra ligjit është paturpësia” ka shkruar Hygoi në një nga veprat e veta. Pikërisht kjo paturpësi ka shoqëruar ministra dhe drejtorë ministrish, ka shoqëruar televizione dhe analistë që po u meket goja të thonë atë që thoshin para skandaleve dhe disa prej tyre bëjnë harakirin me rikthimin e 21 janarit në skenën e penaliteteve ku autori i asaj proteste ishte pikërisht Edi Rama me ndihmen e atyre që dje dhe sot, vit pas viti përfunnduan të akuzuar dhe të burgosur për “kumbulla dhe dardha” pas shpinës së kryeministrit. Por i paturpi më i madh është vetë kryeministri që ka dalë hapur kundra ligjeve të shtetit dhe atyre të drejtësisë, që nuk ka lënë llaf pa thënë për të gjithë për të mxjerrë të “pastër” veten, por që është zhytur në paturpësinë e një qeverisjeje të ndyrë.Analistë seriozë vendas, por edhe ata të huaj në gazeta dhe televizone e kanë vënë gishtin në plagë, por i ashtuajturi “lideri botëror” me kamalecat e Sorosit dhe sorristëve ka “ecur” përpara edhe pse trenit të qeverisjes po i shkëputën vagonat njeri pas tjetrit. Cilido projekt investimi ka ceduar se urave të këtyre investimeve po i shkëputen këmbët dhe është kthyer në bumerang, toka dhe parcelat strategjike si “pikla të vogla” për oligarkët e kanë zbuluar surratin e qeverisjes që bën vepra të mëdha si fasadë dhe përmbajtja e tyre janë shkatërruese siç po ndodh.
Ne Shqipëria e vogël me dëshirën e madhe për t’u bërë vend me të drejta europiane, jemi kthyer në shtetin e mafies së organizuar brenda vendit po e po, po jemi bërë një problem i madh edhe për botën sa na krahasojnë me sinaloen dhe kartele të mafies italiane dhe asaj botërore. Dhe vjen një Marta Kos që thotë të kundërtat e atyre që thotë OSBE/ODIHR apo një ambasador si Gozato i BE që kërkon të na shesë sapunin për djath për shqiptarët. Dhe fenomeni që bën çudi dhe që diskutohet në rrethet intelektuale është fakti se si është e mundur që e djathta europiane apo ajo amerikane kanë veprime të ngadalta në mbështetje të demokratëve shqiptarë dhe u kanë lënë hapësirë të majtës që të mbështesë një kryeministër të dalë nga standartet e drejtësisë vetëm e vetëm pse ai ka mbështetje të një miliarderi.Situatat brenda PD kanë pasur të tilla ngjarje që kulmuan negativishtë me drejtimin, që i dha Lulzim Basha në krye të PD i kapur nga sorrizmi dhe lanë pas një dëm që vazhdon të ketë pasoja në politikën shqiptare për të përballuar revanshin e një kryeministri që tallet me fatet e të ardhmes së një kombi. Personalisht them se ajo që ndodhi me Sali Berishën pas zgjedhjeve të 2021-it ishte pasojë e revanshit të së majtës me mbështetjen amerikane të Biden dhe Sorosit dhe mungoi mbështetja e forcave konservatore dhe të djathta ndaj Berishës dhe PD ose ishte e vakët dhe pa efekte. Përse ndodh një gjë e tillë, lind pyetja herë pas here. Erdhi Lacivita në fushatën e 2025 dhe iku pa asnjë mesazh për atë çka ndodhi dhe nuk erdhi më dhe i la vend talljes nga Edi Rama që e përktheu emrin e tij si “Latifi”. Përse kështu ?Nëse Berisha luftoi dhe vazhdon të luftojë me situatat dhe ngjarjet që po ndodhin, segmentet e drejtësisë të stimuluara nga ish sigurimi i shtetit  trazojnë ujrat për 21 janarin dhe dokrra të tjera që sjellin veç tensione të padëshirueshme në opinionin e çoroditur shqiptar dhe vetë PD. Sidoqë të jetë duket se domosdoshmëria e ri formatimit praktik dhe funksionimit të strukturave në bazë kur duhet të pranojmë se ka një përgjumje dhe mosaktivizim të frymës së opozitarizmit popullor. Nëse 21 janari i shërbeu Edi Ramës për të marrë pushtetin me euforizëm më 2013, pak njerëz mendonin se fasada e pushtetit të tij do të shkatërrohej nga brenda siç edhe po ndodh sepse, siç thotë një fjalë e urtë”zullumi e zhyt të zotin në greminë”, por që duhet të ngrihet ndërgjegja qytetare për protestën e madhe për të shpëtuar kombin. Tendenca që një model të tillë të implementohej me Sorosin edhe në Kosovë, nuk pati sukses, sepse kryeministri i Albin Kurti nuk pranoi nënshtrimin me gjithë presionet e bëra. Janë të njohura talljet dhe bashkëpunimi me Vuçiçin që Edi Rama i bënte kryeminitrit të Kosovës që me qetësi dhe largpamësi ai diti t’i shmangë me gjithë “koalicionin” antiAlbin që të mos humbej Kosova nga akrrobacitë e një kryeministri shqiptar që u bë investues në antishqiptarizëm. Në këtë mënyrë ai protagonizëm i 21 janari që u bë prolog për një rilindje të të zezave që iu bënë këtij vendi për rreth 13 vjet, duket se po i kthehet vetë kryeministrit Edi Ramë në të kundërtën e tij. Problemi qëndron tek fryma e munguar në opinionin shqiptar për të kuptuar se nuk janë talljet dhe mashtrimet e një kryeministri që të sundojnë jetën e tyre.