Humbi shtatë pjesëtarët e familjes dhe nuk i përcolli dot, niset drejt Italisë vëllai i oficerit të policisë

488
Sigal

Albert Cara, që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, në Durrës është transportuar drejt Italisë.

Në përcjellje të tij tek mjekët italianë ishte edhe kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Të plagosurit i kishte rënë një pjesë e madhe betoni mbi trup dhe është dëmtuar në pjesën e shtyllës kurrizore. Nuk është një problem i parikuperueshëm, por kërkon një ndihmë më të specializuar. Është një rast shumë i vështirë”, u shpreh Manastirliu.

Albert Cara, që mundi t’i shpëtonte tragjedisë së bashku me Lindita Cara humbën 7 familjarë të tyre.

Viktima mbetën tre vëllezërit Cara:

Hasan Albert Cara
Almir Albert Cara
Erisa Albert Cara 25-vjeçe
Stela Cara (E fejuara e Almirit)

Nëna e tyre Fatmira Qazim Cara (bashkëshortja e Albert Carës, vëllait të oficerit të policisë

Anthi Cara – nusja e xhaxhait
Sadajana Hysa Cara – Mbesa e (Anthi Carës, vajza e Lindita Carës)

Lindita Cara, vajza e xhaxhait të oficerit të policisë u shpëtua mrekullisht, teksa u nxorr e gjallë nga rrënojat kur mund të kishte mbi 15 orë nën rrënoja. Ajo tashmë po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Familja e Albert Carës jetonte në katin e 5 të pallatit të shembur në Thumanë. Ndërsa nusja e xhaxhait të tij, me vajzën dhe mbesën jetonin në katin e parë.