Shpërndanin drogë nëpër Tiranë, arrestohen tre të rinjtë, sekuestrohen tre telefona celularë dhe një automjet

196
Sigal

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Braka 2”, ku në pranga janë vendosur 3 persona, të akuzuar për shpërndarje droge.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në pranga kanë vendosur E. F., 18 vjeç dhe M. K., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë. Mësohet se dy të rinjtë pasi siguronin sasinë e drogës, e shpërndanin atë në doza të vogla në Babrru, Kamëz dhe Paskuqan. Po ashtu, në vazhdën e këtij operacioni është arrestuar B. F., 21 vjeç.

Ky shtetas siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe më pas e shiste atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Braka 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihen në pranga 3 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, tre aparate celulare dhe një automjet.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. F., 18 vjeç, dhe M. K., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në Babrru, Kamzë dhe në Paskuqan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin E. F. dhe pasagjer shtetasin M. K., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe dy aparate celulare.

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit “Braka 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. F., 21 vjeç, banues në Tiranë.