Hodhi foshnjën e pajetë/ Nëna tregon në polici se nuk kishte para për funeralin

336
Sigal

Trupi i pajetëi një foshnjeje u gjet e hedhur pranë një koshi mbeturinash. Foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni e mbështjellë me një çarçaf dhe është gjetur nga një person që mbledh kanaçe, në lagjen “Ali Demi” mbrapa marketit të vjetër.
“Policia ka ardhur rreth orës 1 e gjysmë. Ishte kutia, brenda në kuti ishte fëmija dhe ishte mbështjellë edhe me çarçaf dhe ishte shkruajtur seksi mashkull”, deklaroi njëra nga banorët e zonës për Report Tv. Bebja kishte lindur i vdekur në muajin e 7 të shtatzanisë dhe është hedhur në kazanat e mbeturinave. Nëna e foshnjës së pajetë është identifikuar 32 vjeçarja me iniciale H. M.

Pasi u shoqërua në polici, e ëma e foshnjes ka deklaruar se nuk kishte para për të paguar funeralin, prandaj e ka lënë atë në koshin e mbeturinave.