Dalin detaje të reja për ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në Gramsh, ku ka humbur jetën një person në liqenin e Banjës.
Ai është Venetik Kume dhe sipas burimeve nga policia, ai vuante nga semundja e epilepsisë.
Ai është babi i dy fëmijeve.
Ja edhe njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen e rëndë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanë shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.
Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.