Ja si ta praktikoni sekretin e ”rregulli i 2-orëshit”

349
Sigal

Albert Einstein pëlqente të ëndërronte me sy hapur dhe imagjinonte gjithnjë një dallgë të lehtë që vinte me shpejtësi, por për të dallga ngjante si e ngrirë. Kjo e ndihmoi të krijonte një nga teoritë më të famshme që kemi sot, atë të relativitetit. “Rregulli i 2-orëshit” ishte një sekret që praktikohej gjithashtu nga Charles Darëin. Kur rrinte pa bërë asgjë, zhytej në botën e tij, mendonte dhe reflektonte. Si mund të të ndryshojë jeta vetëm me 2 orë në javë?

Lëre mendjen të bredhë

Krijo më shumë kohë për t’u qetësuar, menduar dhe për të analizuar se në ç’pikë të jetës je. Gjyko nëse je mjaftueshëm i kënaqur me arritjet e tua dhe zbulo ç’pret nga e ardhmja. Thjesht lëre veten të ëndërrojë me sy hapur. Eshtë më produktive sesa kur sforcoheni për të zgjidhur apo krijuar diçka.

Bëji vetes pyetje

Për shumë njerëz, të shpenzojnë 2 orë në Facebook konsiderohet normale, por e dini sa shumë mund të reflektoni gjatë 2 orëve? Merrni një laps, një letër dhe shkruani pyetje të tipit: “Çfarë kam arritur dhe çfarë duhet të arrij?” “A ndihem e frymëzuar?”, “Ku dua ta shoh veten në 6 muajt e ardhshëm?”

Bëj një xhiro vetëm

Një xhiro vetëm në park është një super teknikë për të menduar rreth gjërave për të cilat shpesh s’kemi kohë. Natyra është ilaçi i parë që rrit shanset për zgjidhur çdo ngarkesë që kemi me shëndetin mendor.

Shkruaji vetes një letër

Eshtë terapia më e mirë që mund të bëni. Kështu do të vëzhgoni edhe më mirë mendimet dhe ndjesitë tuaja për të dalë më pas në përfundime. Investimi më i mirë pa asnjë kosto, janë thjesht 2 orë në javë me veten.