Hodaj: Siguria në Rinas, përgjegjësi e privatëve

517
Sigal

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, në një deklaratë për mediat lidhur me grabitjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ka mohuar përgjegjësinë e policisë. “Në sallën e monitorëve të mbikëqyrjes me kamera nuk ka asnjë punonjës të policisë dhe mbikëqyrja bëhet nga punonjësit e kompanisë private të sigurisë”, ka deklaruar Hodaj. Ai ka nënvizuar se, siguria në perimetrin e jashtëm të aeroportit, portat hyrëse dhe ambjentet e terminaleve janë përgjegjësi ekskluzive e kompanisë së sigurisë, e cila sipas tij është kontraktuar nga kompania konçesionare TIA. “Vetë policia e ka të ndaluar të patrullojë në aeroport dhe kontrolli i kamerave ICCTV bëhet nga kompania e kontraktuar nga TIA”, ka shtuar Hodaj.