Histori e dhimbshme, vogëlushja shqiptare mëson të hedhë hapat e parë në burg

560

Ina
po mëson t’i hedhë hapat e parë në burg. Ditën kur e ëma u arrestua ishte
4-muajshe dhe sot vogëlushja mbush 1 vjeç. Gardianët,  punonjëset sociale
dhe stafi i burgut 325, prej ditësh kanë përgatitur një surprizë për të. Secili
prej tyre i ka sjellë një dhuratë.

Punonjësja
sociale Blerina Duriçi tha: “Dhurata më e bukur është ky libër me përralla.
Duam që ta ketë jetën si në përralla”.

Për
gratë e dënuara, Ina e vogël është edhe fëmija e tyre jashtë burgut, ndaj
secila kërkon që ta mbajë në krahë.

Por,
Xhulianës, pavarësisht surprizës, ditëlindja e parë e të bijës në burg do t’i
dhembë: “Nuk e di nëse do i them ndonjëherë që ka qenë në burg”.

Xhoi
Jakaj, drejtoresha e burgut, shprehet se veshjen që ka blerë për vogëlushen ka
menduar që ajo ta veshë jashtë burgut, në kopësht.

Xhuliana
Çami është dënuar me 8 vjet burg, pasi përmes mashtrimit me shtëpitë me qira,
ka shkaktuar një dëm prej 160 mijë lekësh te qytetarët. Gruaja ka deklaruar se
e ka kryer veprën për shkak të papunësisë dhe pamundësisë për të ushqyer dy
fëmijët e tjerë, për të cilët tashmë kujdesen familjarët./T.CH.

 

Sigal