Hiqen nga trajtimi 35 sëmundje të rënda, 85 ilaçet që duhet t’i kenë spitalet, por blihen nga pacientët

595
Përparim HALILI
Kryeministri flet broçkulla në “FB”, shqiptarët përballen me shpërfilljen, mungesën e ilaçeve, paaftësinë dhe ryshfetet
Në QSUT, në 11 spitalet rajonale dhe në 56 spitalet zonale, mungojnë afro 70% e ilaçeve, të cilat qytetarët detyrohen t’i blejnë në farmacitë private me “porosi” të mjekëve e infermierëve, që në fakt rezulton se janë biznes i tyre, i shefave në spiyale e ministri në FSDKSH e në pushtet
Sipas informacioneve, ish-ministri Beqja e ka marrë vendimin për të nxjerrë nga trajtimi shëndetësor publik këto 35 sëmundje, jo për të kursyer lekët e shtetit, por si pazar me spitalet private, për t’i furnizuar me klientë, të cilët kanë sëmundje që kërkojnë kosto të lartë trajtimi mjekësor!
Shëndetësia e trumbetuar falas, jo vetëm nuk është falas, por është edhe shtrenjtë financiarisht, mbasi qytetarët po përballen me pagesa ligjore e me ryshfete në xhepat e mjekëve dhe sekserëve, që në shumicën e rasteve janë infermieret dhe asistentët e tyre, por edhe direkt ata, madje një rast të tillë e ka ndeshur gjatë një investigimi në urgjencën e QSUT në Tiranë edhe gazetari i “Telegraf”, ku shefi përdorte rojën e policisë private që të hartonte radhën e hyrjes dhe mbledhjen e lekëve nga pacientët, sipas çmimeve të paracaktuara nga shefi (për llogari të shefit), fakt për të cilin do të flasim në numrat e ardhshëm, duke zbardhur të plotë këtë skandal. Ciklin e shkrimeve për batërdinë që bëhet në shëndetësinë shqiptare, do ta nisim me dy skandale:
1. Janë 85 ilaçe, që duhet të jenë patjetër gjendje në shërbimin spitalor, por që faktikisht nuk janë (ose nuk jepen qëllimisht) dhe pacientët detyrohen t’i blejnë në tregun farmaceutik jashtë spitaleve
2. Me urdhër të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, janë hequr nga lista e trajtimit mjekësor, 35 sëmundje që shkaktohen gjatë proceseve atë punës që kryhen në kushte të vështira dhe me lënë të para të rrezikshme.
Sipas informacioneve që vijnë përditë në redaksi, sipas denoncimeve që bëhen në bisedat telefonike të mëngjesit në mediet elektronike dhe sipas investigimeve që ka bërë “Telegraf”, faktohet skandali që në spitalet shqiptare, që nga QSUT e deri në 11 spitalet rajonale dhe 56 spitalet e rretheve, mungojnë afro 70% e ilaçeve. Qytetarët kanë raste sëmundjesh e aksidentesh, të gjendur përballë mungesës së ilaçeve, detyrohen t’i blejnë ato në farmacitë private jo se duan, por sepse në spitale nuk ofrojnë shërbim me ilaçe falas, situatë që shoqërohet edhe me presionin e mjekëve e dhe infermierëve sekserë, se gjoja “u rrezikohet jeta, ndaj duhen blerë urgjent”. Dhe “viktimat” shkojnë i blejnë me çmime të super të larta, duke u “orientuar” me “shënime dore” nga mjekët, krye-infermierët dhe infermierët, se në cilën farmaci duhet t’i blejnë, për gjoja “të sigurta e cilësore”, por që në fakt rezulton se farmacitë private janë biznes i tyre, i shefave të tyre, të shefave të ministrisë së Shëndetësisë, të FSDKSH e të shokëve të tyre.
Sikur të mos mjaftonte kjo masakër financiare që u bëhet pacientëve në spitalet shqiptare, ministria e Shëndetësisë ka hequr nga lista e trajtimit mjekësor, 35 sëmundje që shkaktohen prej proceseve të vështira punës me lëndë të para e ndotje të rrezikshme. Janë sëmundje që kërkojnë speciale dhe kosto të lartë trajtimi spitalor, por edhe kosto të lartë në rimbursimin e ilaçeve, ndaj dhe siç duket, “shëndetësia falas” e “rilindjes” i ka hequr nga lista e sëmundjeve që duhet të trajtohen në shërbimin shëndetësor shtetëror. Heqja nga lista e trajtimit e këtyre sëmundjeve, detyron pacientët që të drejtohen për trajtim në spitalet private, ku dihet se sa është “llogaria”, ku pensioni, paga minimale, ndihma ekonomike dhe pensioni i invaliditetit, nuk mjaftojnë as për t’u regjistruar për vizitë në këto spitale! Kujtojmë, që Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka lënë kusht e madje ka financiar 80% të shërbimit mjekësor, që këto sëmundje të rënda të shkaktuara prej kushteve dhe llojeve të aktiviteteve të prodhimit e shërbimit, të trajtohen me prioritet nga shërbimi mjekësor shtetëror! Sipas informacioneve që disponon gazeta “Telegraf”, thuhet ish-ministri Beqja e ka marrë vendimin për të nxjerr nga trajtimi shëndetësor publik këto 35 sëmundje, jo për të kursyer lekët e shtetit por si pazar me spitalet private, për t’i furnizuar me klientë të cilët kanë sëmundje që kërkojnë kosto të lartë trajtimi mjekësor!
Skandali/85 ilaçet që duhet të jenë gjendje në spitale, pacientët i blejnë privatisht
1. Adenosine, ATP
2. Adrenaline
3. Epinephrine
4. ACE inhibitor
5. Enalapril
6. Alumen hydroxide
7. Aminocaproic acid
8. Aminophylline
9. Amiodarone
10. Amrinone
11. Antihemophilic factor
12. Antivipera
13. Antitetanik
14. Atenolol
15. Atropine
16. Bretylium
17. Buscopan
18. Chlorpromazine
19. Cefepime
20. Citostatike (Onkologji)
21. Dexamethasone
22. Diazepam
23. Digoxin
24. Diltiazem
25. Disopyramide
26. Dobutamine
27. Dopamine
28. Dipyridamole
29. Doxapram
30. Esmolol
31. Fentanyl
32. Flecainide
33. Fenobarbital
34. Flumazenil
35. Furasemide
36. Hyaluronidase
37. Hydrochloride
38. Haloperidol
39. Heparina
40. Imodium
41. Insuline Glulisine
42. Insuline ordinere
43. Isoprenaline,
44. Isoproterenol
45. Isosorbide dinitrate
46. KCl-7.5%-10ml
47. Ketamine
48. Laksative
49. Lanatocid C
50. Lidocaine
51. Loperamide
52. Luminal
53. Med. anestezi
54. Meperidine 
55. Metoprolol 
56. Metil
57. Med. anestezi
58. Magnesium sulfate
59. Metoclopramid
60. Prednisolone
61. MgSO4
62. Midazolam
63. Milrinone
64. Morphine
65. NaHCO3
66. Naloxone
67. Nifedipine
68. Nitroglycerin
69. Nitroprusside
70. Noradrenaline
71. Prednisolone 
72. Papaverin
73. Pantoprasole
74. Paracetamol
75. Phenytoin
76. PPI (omeprasole)
77. Procainamide
78. Propafenone
79. Propranolol
80. Protamine sulfate
81. Quinidine
82. Ranitidine
83. Sotalol
84. Verapamil
85. Thiopental
Ja 35 sëmundjet, që janë hequr nga trajtimi mjekësor shtetëror
1. Silikoza
2. Silikoza e kombinuar me tuberkulozin pulmonar
3. Asbestoza
4. Mezotelioma e ndjekur nga inhalacioni i pluhurit të asbestit
5. Pneumokonioza e shkaktuar nga pluhurat e silikateve
6. Komplikimet e asbestit në formën e tumorit bronkial
7. Sëmundjet bronko-pulmonare të shkaktuara nga pluhurat e metaleve të shkrira
8. Alveolitet alergjike ekstrinseke
9. Sëmundjet e mushkërive të shkaktuara nga inhalacioni i pluhurave dhe fibrave të pambukut, linit, kërpit, juta, sizali dhe gëzhuta
10. Sëmundjet respiratore të shkaktuara nga inhalacioni i pluhurit të kobaltit, kallajit, bariumit dhe grafitit
11. Sideroza Sëmundjet kancerogjene të rrugëve të sipërme respiratore të shkaktuara nga pluhuri i drurit
12. Astma alergjike të shkaktuara nga inhalacioni i substancave të njohura vazhdimisht si shkaktare të alergjive dhe që lidhen me llojin e punës
Sigal