Arrestohet burri që dhunonte gruan në sy të fëmijëve. I gjendet edhe një pushkë

442
Një burrë është vënë në pranga nga policia pasi në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, dhunë që sipas policisë ushtrohej në sy të fëmijëve.

Në pranga është vënë Fatmir Kolecaj, 44 vjeç, banues në Zejmen të Lezhë.

Ky person është vënë në pranga sepse ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve, si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri, gruan e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për akuzat e “dhunës në familje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Sigal