Himarë/ Grabitësit masakrojnë të moshuarit në banesë, policia fsheh ngjarjen

582
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku dy të moshuar kanë rënë pre e një grabitje, duke u rrahur dhe masakruar nga persona të maskuar në banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vuno të Himarës, ndërkohë ky fshat është kthyer prej kohës në shënjestër të hajdutëve, që grabisin ç’të munden.

Në rastin konkret kanë qenë dy persona të armatosur të cilët janë futur në mesnatë në shtëpinë e dy të moshuarve të moshës 80 vjeç, duke u marrë paratë.

Ata i kanë rrahur të moshuarit për orë të tëra dhe në fund u kanë marr vaj, raki dhe gjithçka që u kanë gjetur në banesë.

Sipas denoncimit të të moshuarve, atyre u ka ndodhur e njëjta gjë edhe 5 muaj më parë.

Ndërkohë që nuk ka asnjë informacion zyrtar nga ana e policisë, që e mban të fshehur si ngjarje.