Hetimi ndërkombëtar : Kush i depozitojë mbetjet toksike në Durrës

164
Sigal

Ngarkesa me mbetje të rrezikshme që u nis nga Durrësi në drejtim të Tajlandës, është përfolur dhe analizuar shumë ditëvë të fundit, si pasojë e skandalit që përbën, edhe pse deri më tani nuk është zbuluar ende e plotë prapaskena që ka pas. Av. Halimi analizon se : Kthimi i 2.800 ton Mbetjeve Toksike që u nisën nga Durrësi në Tajlandë, Shkelje të Rënda të Ligjeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare (të paktën 5) dhe një Qark i Errët.Dy anije të ngarkuara me mbetje toksike të rrezikshme nisur nga porti i Durrësit për në Tajlandë, janë një zhvillim shqetësues që ka ngritur pikëpyetje të mëdha për shkeljet e mundshme të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Sipas një raporti të fundit nga Bloomberg, kjo lëvizje mund të përbëjë një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjeve ndërkombëtare, ligjeve kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, dhe rregullave të transportit dhe sigurisë. Anijet, pronë e një kompanie gjigande tregtare me të paktën 100-140 kontejnerë, janë ende në det. Njëra prej tyre ka fikur sinjalin. Pronaret e anijeve dihen, pronarët e kontejnerëve ende jo, por sigurisht që nuk janë ngarkuar nga ajri. Janë ngarkuar në kalatën lindore të portit të Durrësit, fillimisht rifug dhe pastaj në kontejnerë. Ata që e kanë sjellë rifugun afër Durrësit duhet të kenë emra, ashtu si ata që e kanë mbushur në kontejnerë dhe e kanë ngarkuar në anije.