Harta/ Parashikimi i sinoptikanëve, ja zonat ku priten reshje bore sot dhe nesër

818
Sigal

Sinoptikanët parashikojnë se sot dhe nesër do të ketë ulje temperaturash dhe reshje dëbore në disa zona të vendit. Meteoalb ka publikuar hartën me reshjet e dëborës, të cilat do të jenë prezente gjatë 24 orëve të ardhshme kryesisht në veri dhe verilindje të vendit.

Sipas Meteoalb, orët vijuese fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja dhe orët e natës shtojnë reshjet në gjithë territorin si edhe reshje dëbore priten në zonat malore.
23622122_1465778853509417_7201857164504369677_n
Në të njëjtat kushte atmosferike vendi mbetet deri mëngjesin e së hënës kur do ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë mëngjesin e sotëm por një rënie me 2 – 3°C kanë pësuar vlerat termike të mesditës, rënie që vijon mëngjesin dhe mesditën e së hënës kur ekstremumet termike pritet të luhaten nga -3°C në 15°C.