Hapen për herë të fundit aplikimet për universitetet, detajet

Teksa viti akademik 2023-2024, ka startuar mëngjesin e dy tetorit, studentët kanë edhe një mundësi të fundit për të aplikuar në degën që duan.

Ministria e Arsimit ka rihapur, njofton se ka rihapur për herë të fundit aplikimet nëpërmjet plotësimit të formularit A1Z.

Sigal

Njoftohet se studentët që nuk kanë mundur të kryejnë rregjistrimin, kanë mundesinë ditën e nesërme nga ora 9:00 deri në 14:00 të shkarkojnë formularin nga portal E-Albania.

“Të gjithë ata maturantë që vijnë nga jashtë vendit me diplomë të huaj të shkollës së mesme që patën vonesa me njehsimin e dokumentacionit shkollor, apo ata maturantë të viteve të kaluara që nuk kanë mundur të aplikojnë në dy raundet e para do të kenë një mundësi të fundit ditën e nesërme më datë 4 tetor. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.”,- thuhet në njoftim.

Mundësia e fundit për studentët shqiptarë, hapen aplikimet