Hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës, afati dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar

103
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve ka njoftuar hapjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës.

Aplikimet do të jenë të hapura pranë çdo çerdheje në datat 5-9 qershor, nga ora 09:00-14:00. Prindërit duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuara sipas kategorive.

Dokumentacioni mund të shkarkohet nga portali zyrtar e-albania me kodin personal të kartës së identitetit ose të dorëzojnë fotokopjen e kartës pranë komisionit dhe të plotësojnë deklaratën për mbrojtjen e të dhënave personale.

-Dokumentacioni i duhur për secilën nga kategoritë:

Kriteret dhe dokumentacioni i duhur, për aplikuesit që vijnë nga shtresat social-ekonomike në nevojë, të cilat i janë referuar kategorive vulnerabël sipas VKB-së Nr.158, datë 26.12.2019″Për miratimin sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”

Dokumentacioni i duhur për secilën nga kategoritë:

– Libreza e statusit të jetimit të fëmijës – Certifikata personale e fëmijës dhe familjare

– Libreza e statusit të kujdestarit ligjor të fëmijës – Certifikata personale e fëmijës dhe familjare

– Raporti mjeko-ligjor i fëmijës – Certifikata personale dhe familjare e fëmijës

– Raporti mjeko-ligjor i kujdestarit ligjor të fëmijës – Certifikata personale dhe familjare e fëmijës

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të jetë në/nën minimale të pagës në Republikën e Shqipërisë (30 000 lek) – Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të jetë në/nën minimale të pagës në Republikën e Shqipërisë (30 000 lek) – Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre ose vetdeklarimi

– Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vendimi i gjykatës për dhënien e kujdestarisë

– Certifikatë personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar, të kujdestarit ligjor (të prindërve) – Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania.

Hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në

Hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në

Hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në