Hapat e domosdoshëm për fituesit shqiptarë të lotarisë amerikane

487
Të gjithë fituesit e Lotarisë Amerikane të vitit 2015 do të ndjekin me kujdes etapat që ka përcaktuar legjislacioni për procedurat e emigrimit. Një mesazhi i lëshuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, jep më shumë hollësi. Të gjithë fituesit duhet t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. “Nëse ju nuk e keni marrë ende Garancinë Financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t’i sillni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës. 
Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata”, thotë ambasada e SHBA në Tiranë. Gjithashtu ajo shton se një datë e re interviste do të caktohet, vetëm pasi fituesit të kenë çuar të gjitha dokumentet e kërkuara. Po ashtu thotë ambasada aplikantёt e Lotarisë që duan të marrin vizë duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet në ditën e intervistës. Nëse një aplikanti, nuk i është lëshuar një vizë në muajin në të cilin atij i ishte caktuar intervista nga Konsulli, vizat e vëna në dispozicion të aplikantëve të lotarisë, mund të mos jenë të garantuara për ta. 
Aplikantёt që kërkojnë nga Seksioni Konsullor ricaktim të datës së intervistës së tyre në muaj të mёvonshёm rrezikojnë të humbin shansin për të marrë vizë. Gjithashtu, aplikantёt qё paraqiten në intervistë pa i pasur të gjitha dokumentet dhe formularët e kërkuar dhe që i dorëzojnë dokumentet e kërkuara në një muaj të mёvonshёm, mund të përballen me faktin që të mos ketë më numra vizash në dispozicion për ta. “Numrat e vizave të Lotarisë DV për disa rajone dhe shtete mund të mbarojnë edhe më përpara afatit të fundit të Programit DV-2015, pra përpara datës 30 Shtator 2015”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-së, në faqen zyrtare në Facebook.
Sigal