Greqia do të hapë doganën e Kapshticës, u mbyll në 7 dhjetor

184
Sigal

Greqia ka vendosur që të hapë doganën e Kapshticës, e cila qëndron e mbyllur që nga data 7 dhjetor e vitit të shkuar.

Institucionet greke u kanë dërguar një letër ministrisë dhe kërkojnë që të hiqet ndalimi i hyrjes nga Kapshtica, që deri më sot ka funksionuar vetëm për daljen nga Greqia.

Kushti për hapjen e kësaj dogane është respektimi i rregullave sanitare dhe testi i Covid-19 për personat që hyjnë.

Deri tani hyrja për në Greqi bëhet vetëm nga Kakavija dhe po pritet përgjigjia për Kapshticën.

Edhe në Kakavijë, kërkohet testi i Covid-19 dhe respektimi i rregullave sanitare, duke qenë se jemi në periudhë pandemie.