Protesta në Elbasan, qeveria i mashtroi për rrugët

181
Sigal

Baltë dhe pellgje me ujë gjatë të gjithë rrugës “Faik Neziri” në Elbasan. Kjo është një rrugë të cilën banorët e dy lagjeve “5 Maji” dhe “Haxhia” e frekuentojnë cdo ditë ndaj dhe është e momosdoshme për ta. Prej shumë vitesh thonë ata nuk është vënë dorë asnjëherë, dhe gjendja e këtij segmenti gjithmonë përkeqësohet, e sidomos në ditë me shi. Infrastruktura e degraduar e rrugës “Faik Neziri” bënë që disa pallate aty të pushtohen nga uji. Kërkesat për rehabilitimin e këtij segmenti kanë qenë të shumta ndaj bashkisë së Elbasanit por vëmendja e këtij institucioni ka munguar. Për të gjithë kalimi në këtë rrugë është një sfidë e përditëshme. Jo më shumë se 1 km, ky segment ka mbetur peng i premtimeve elektorale. Banorët e Elbasanit shpesh herë kanë ngritur shqtësime për mungesën e investimeve në infrastrukturë nga bashkia e drejtuar nga Gledian Llatja.