Bashkia Durrës organizon: “Festën për Gjergj Kastriotin Skënderbeun në ditën e lindjes së tij”

640
Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Bashkia Durrës organizon “Festën për Gjergj Kastriotin Skënderbeun në ditën e lindjes së tij’, më datë 5 dhe 6 maj 2018”.

Kjo Festë që do të nisë të shtunën nga ora 10:00 me parakalimin e arbëreshëve me kostume popullore përgjatë Bulevardit ‘Epidam’ për t’u ndalur më pas në Sheshin ‘Liria’, ku grupet artistike dhe krerët e bashkive arbëreshe do të priten nga Kryetari i Bashkisë, z. Vangjush Dako. 

Më pas Festa, do të vazhdojë në Kepin e Rodonit, ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh artistike, të shtunën dhe të dielën. Në këto dy ditë Feste grupe folkloristike që do të përfaqësojnë çdo trevë shqiptare brenda Shqipërisë, Kosovës, arbëreshët e Italisë, shqiptarët në Malin e Zi, Maqedoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo tjetër të ndodhur, do të ekspozojnë, mes këngëve e valleve tradicionale, vlerat kulturore të ruajtura ndër vite.


Sigal