Greqi, sekuestrohen 29 kg e 610 gramë marijuanë, dy persona në pranga

531

 

 

Sigal

Katër
operacione kundër drogës janë realizuar ditën e sotme në Greqi, duke
sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike. Pasditen e sotme, policia greke
ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër në rrugën Egnatia, në Janinë.
Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur 2 çanta me 24 pako me marijuanë, me
peshë totale 29 kg e 610 gramë.

Policia ka sekuestruar lëndën
narkotike dhe ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin grek 28-vjeçar,
dhe pasagjerin shqiptar, 21-vjec.

Në një tjetër operacion të
zhvilluar në Irakleo, policia greke ka sekuestruar 2 kg marijuanë dhe ka
arrestuar dy të rinj shqiptare 25 dhe 27 vjeç. Droga u gjet e fshehur në një
makinë, dhe sipas policisë greke do shpërndahej me motorë në Irakleo.